Arrestohet zyrtari i PS-së, kapet duke iu marrë ryshfet bizneseve

E mërkurë, 03 October 2018 09:36

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë PD, se është vënë në pranga kryetari i Njësi nr i PS-së, Arta Kroj, ditën e sotme Policia e Durrësit ka bërë me dije edhe ngjarjen në fjalë.

Përmes një njoftimi për mediat, policia e Durrësit ka bërë me dije se nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP  Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas  një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë  funksione publike” dhe “Shpërdorim të  detyrës”,  u arrestuan në flagrancë shtetasit Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.

Po ashtu, policia e Durrësit sqaron se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm,  me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës  kishte  vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet  259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 09:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...