Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për masën ‘arrest me burg” për Hetem e Dino Muhaj.
Gjykata e Apelit mori në shqyrtim masën e arrestit ndaj Hetem dhe Dino Muhaj, babë e bir të akuzuar për vrasjen e Alket Muhajt në 6 shtator të këtij viti në fshatin Rabije në Tepelene. Pesë ditë pas vrasjes Policia e Tepelenës arrestoi babë e bir si personat përgjegjës të vrasjes se 43 vjeçarit Muhaj dhe më pas Gjykata e Shkalles së Parë në Gjirokastër e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre.
Ndërkohë nuk është gjetur arma e krimit dhe gëzhojat në vendngjarje. Trupi gjykues Izet Sala kryesuesi Irena Brahimi dhe Tomori Skreli.
Avokati i të akuzuarve ka pohuar se nuk ka prova për arrestimin e tyre dhe se gruaja e viktimës ka dhënë dy dëshmi kontraditore.