Dy shqiptarë në pranga për trafik droge, njëri kërkohej nga Interpoli

E mërkurë, 03 October 2018 13:29

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane e Latinës me akuzën e trafikut të drogës e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë për një të tretë kanë nisur procedurat e dëbimit nga shteti italian.

Njëri prej shqiptarëve të arrrestuar ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Në një dalje për mediat, policia italiane tha se operacioni është finalizuar të hënën, 2 tetor 2018.

Tre shqiptarët ishin mbajtur prej kohësh nën kontroll.

Katër kërkime, tri prej të cilave ishin të suksesshme, u kryen midis Latina dhe Aprilia, në veçanti në zonën e Fossignano në kufi me territoret e Anzio dhe Nettuno. 
Të arrestuarit

Shënjestër e policisë ishin tre shtetas me origjinë shqiptare me precedentë të shumtë. Dy u arrestuan dhe për të tretin, i cili gjithashtu ishte ilegal në shtetin fqinj, filluan procedurat e dëbimit. 

Elton Qerreti, i njohur si "Toni", ka përfunduar me pranga, me një numër precedentësh për trafikimin e drogës dhe prostitucion të minorenëve. Gjatë kontrollit, në një zgavër të bodrumit të banesës së tij, u gjet një pistoletë me fishekë.

 Arma ishte fshehur mirë, e paketuar dhe e mbështjellë në celofan. Dyshohet se ajo është vjedhur në  Romë. 
"Një armë shumë e rrezikshme, funksionale dhe gati për tu përdorur", e përshkroi policia.

Nga ana e policisë shkencore po kryhen hetime teknike, daktiloskopike dhe biologjike për të përcaktuar nëse pistoleta është përdorur gjatë kohëve të fundit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...