Dy shqiptarë në pranga për trafik droge, njëri kërkohej nga Interpoli (emrat)

E mërkurë, 03 October 2018 13:54

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane e Latinës me akuzën e trafikut të drogës e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë për një të tretë kanë nisur procedurat e dëbimit nga shteti italian. Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Në një dalje për mediat, policia italiane tha se operacioni është finalizuar të hënën, 2 tetor 2018. Tre shqiptarët ishin mbajtur prej kohësh nën kontroll.

Katër kërkime, tri prej të cilave ishin të suksesshme, u kryen midis Latina dhe Aprilia, në veçanti në zonën e Fossignano në kufi me territoret e Anzio dhe Nettuno.

Shënjestër e policisë ishin tre shtetas me origjinë shqiptare me precedentë të shumtë. Dy u arrestuan dhe për të tretin, i cili gjithashtu ishte ilegal në shtetin fqinj, filluan procedurat e dëbimit.

Elton Qerreti, i njohur si "Toni", ka përfunduar me pranga, me një numër precedentësh për trafikimin e drogës dhe prostitucion të minorenëve. Gjatë kontrollit, në një zgavër të bodrumit të banesës së tij, u gjet një pistoletë me fishekë.

 Arma ishte fshehur mirë, e paketuar dhe e mbështjellë në celofan. Dyshohet se ajo është vjedhur në  Romë.

"Një armë shumë e rrezikshme, funksionale dhe gati për tu përdorur", e përshkroi policia, shkruan ora news

Nga ana e policisë shkencore po kryhen hetime teknike, daktiloskopike dhe biologjike për të përcaktuar nëse pistoleta është përdorur gjatë kohëve të fundit.

I arrestuari tjetër është Alfred Shehaj 28 vjeçar, i quajtur "Freddy", në shtëpinë e të cilit gjatë kërkimit gjetën 35 gram marihuanë dhe 4 hashash.

Për 28-vjeçarin, prej 13 vitesh në arrati, ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke të cilat e kanë dënuar me 15 vjet burg për trafik droge. Dënimi ishte dhënë në vitin 2005. Alfred Shehaj, i cili ka mbajtur disa identitete në rrjedhën e hetimeve të tjera, u arrestua në Greqi pasi u kap duke trafikuar 98 kg kanabis nga Shqipëria. Për hetuesit ai është "lider" i grupit.

Personi i tretë është Altin Rakipi,  emigrant i paligjshëm në Itali. Policia italiane e ka shoqëruar fillimisht në zyrën lokale të imigracionit dhe më pas do të transferohet në Qendrën për riatdhesim në Potenza deri në dëbimin përfundimtar në Shqipëri.

Shefi i policisë tha:  "Për ne është një rezultat i rëndësishëm sepse goditet një lloj krimi i profilit të lartë, shumë i përhapur. Një krim në kontakt të ngushtë me atë italian, të pajisur me armë të fuqishme dhe shumë të rrezikshme që janë në gjendje ti gjejnë në tregun klandestin. Ne kemi hequr tre kriminelë të rrezikshëm dhe të paskrupullt nga territori, dy në burg dhe një që së shpejti do të dëbohet ".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...