Mijëra peshq kanë dalë në bregdetin e Karpenit, duke sjellë panik dhe frikë të banorët e zonës.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, por dëshmitarët që kanë sjellë fotot në redaksinë e SYRI.net kanë deklaruar se është hedhur helm në det.
Çuditërisht nuk ka asnjë nisje hetimi për këtë ngjarje të rëndë dhe të rrallë.
Ministria e Bujqësisë që ka në varësi instrumentet që kontrollojnë këtë gjë, nuk ka bërë asnjë hap dhe nuk ka nisur asnjë hetim.
Sipas banorëve dhe dëshmitarëve, dyshimet janë se shkarkimet e helmeve nga hidrovori i Karpenit dhe Qerretit të ketë sjellë këtë situatë të rëndë.
Por Bordi i Kullimit që varet nga ministria e drejtuar nga Niko Peleshi, nuk ka marrë masa për këtë situatë të paprecedentë./syri.net