Shpenzimet për faturat, në 2017-ën, shqiptarët paguan më shumë për ujë, energji dhe qira

E mërkurë, 03 October 2018 15:51

Përgjatë vitit 2017, familjet shqiptare shpenzuan më shumë për pagesat e ujit, energjisë elektrike apo pagesat e qirasë, në raport me një vit më parë. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, publikuar nga Instituti i Statistikave, grupi i shpenzimeve për banesën kap një vlerë mesatare mujore prej 7.998 lekësh dhe përbën 10.9% të totalit të buxhetit familjar. Ndërkohë që, një vit më parë shpenzimet për këtë grup arrinin në 7.477 lekë, duke përbërë 10.2% të totalit të buxhetit familjar.

Kjo do të thotë se shqiptarët kanë harxhuar 0.7% më shumë të buxhetit të tyre për të paguar faturat e ujit, energjisë elektrike apo qirasë. Faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë rritje lidhen kryesisht me rritjen e çmimit të ujit në disa qytete të vendit, por edhe me çmimin e qirave. Në bazë të vendimeve të Entit Rregullator të Ujit tarifa të rritura për ujin u aplikuan në disa prej qyteteve në vend, sikurse është Durrësi.

Ndërkohë që, nëse marrim në konsideratë edhe vendimet e tjera të ERRU-së këto shpenzime mesatare pritet të rriten edhe më tej për vitin 2018, duke qenë se disa ujësjellës të tjerë, sikurse është ai i Tiranës apo Korçës janë duke aplikuar tarifa të rritura. Paralelisht edhe të tjerë operatorë kanë aplikuar pranë Entit për rritje të çmimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve. Ndryshim nuk ka pësuar vetëm çmimi i energjisë elektrike.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 15:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...