Dhuna ndaj fëmijëve/ Reagojnë ashpër policët e larguar nga puna

E mërkurë, 03 October 2018 16:34

"I paprecedent menaxhimi i protestës së nxënësve në Mengël të Elbasanit”. Kështu e ka cilësuar skandalin e djeshëm në shkollën e Mengëlit, Shoqata e punonjësve të Policisë në Liri. “ E dënojmë dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve. Është veprim kundër çdo norme morale, ligjore dhe profesionale nga radhët e Policisë së Shtetit” shtojnë ata. 

Policët në liri i bëjnë thirrje çdo punonjësi policie të refuzojë urdhrat që bien ndesh me ligjin e policisë së shtetit, urdhrat që mohojnë të drejtën e qytetarëve dhe aq më tepër të fëmijëve për të protestuar për një të drejtë që ia jep ligji dhe kushtetuta. Në të kundërt do të përballen ashpër me ligjin për çdo shkelje që ata bëjnë gjatë ushtrimit të detyrës, thonë ata.

“Kur protesta vjen nga fëmijë për një të drejtë themelore si shkolla, më e pakta është përulja ndaj tyre dhe të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt që ata të shprehin kërkesat e tyre apo mosdakortësinë ndaj vendimit të marrë për mbylljen e shkollës.
Jo vetëm që nuk pamë profesionalizëm në radhët e policisë, por pamë të paparën ndonjëherë më parë, dhunë dhe barbarizëm ç'ka bëhet më e rëndë kur kjo ushtrohet ndaj fëmijëve.
Një akt tjetër ky që tregon qartazi se drejtuesit e Policisë së Shtetit me në krye Ministrin Xhafa nuk kanë merak qytetarin dhe mbrojtjen e tij, por shkatërrimin total të misionit të policisë, inkriminimin e thellë të saj, presionin edhe ndaj strukturave për të shkelur ligjin.
Ne ju mbështesim për sa kohë kryeni detyrën konform ligjit ndërkohë evidentojmë çdo veprim tuajin në kundërshtim të hapur me ligjin për të cilat do jepni llogari.
Në këto vite drejtimi i Policisë së Shtetit është në kundravajte të misionit e ligjit, e ndërsa dje pamë fytyrën më të shëmtuar të saj!” përfundon reagimi i shpërndarë nga Shoqata e punonjësve të Policisë në Liri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...