Në 6 muaj u vetëvranë 102 persona në Shqipëri

E mërkurë, 03 October 2018 20:26

Tre persona i dhanë fund jetës ditën e martë, duke rënduar në këtë mënyrë bilancin e vetëvrasjeve në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti u vetëflijuan 102 persona. Por cilat janë arsyet që e çojnë një individ drejt këtij akti ekstrem? Psikologët shkakun kryesor e gjejnë tek depresioni por edhe faktorët socialë.

Eneida Frashëri, Psikologe: Një mund të jetë dështimi. Ka njerëz që mund të jenë optimist për ta kaluar situatën, përballen, ka të tjerë pastaj që i kanë mbushur mendjen vetes që nuk mund t'ia dalin. Vetmia është diçka tjetër. Vetëbesimi i ulët është një nga problematikat që mund të çojë drejt depresionit dhe akteve të tilla si vetëvrasja.

Psikologja Eneida Frashëri thotë se vetëvrasja mund të parandalohet, por personat e prekur nga depresioni duhet të trajtohen në mënyrë klinike.

Frashëri: Kanë një humor të rëndë, kanë humbje interesi maksimale ndaj aktiviteteve që kanë kryer më përpara, prandaj duhet që personat përreth të jenë vigjilent në mënyrë që ky person të drejtohet drejt qendrave të shëndetit mendor.

Frashëri parashtron nevojën e shtimit të qendrave komunitare të shëndetit mendor. Në Tiranë janë tre të tilla por nuk iu përgjigjen nevojave të larta.

Frashëri: Përveç ndërgjegjësimit të personit, është edhe raporti shumë i zhdrejtë që ekziston midis specialistëve të shëndetit mendor dhe popullsisë. Në Tiranë janë vetëm tre qendra.

Vetëvrasja është një fenomen gjithmonë e në rritje. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetit rezulton se në botë mesatarisht në çdo 40 sekonda një person i jep fund jetës. Sipas të dhënave të INSTAT, për 6 vitet e fundit, në shqipëri viti më problematik ka qenë 2014 me 262 vetëvrasje ndërsa viti me numrin më të vogël të ngjarjeve të kësaj natyre ka qenë 2017 me 199 raste.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 20:27

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...