Aksident me vdekje dhe dhunë në familje, arrestohen 4 persona

E Enjte, 04 October 2018 09:50

Policia e Dibrës ka vënë në pranga katër persona gjatë 12 orëve të fundit, dy për aksidente me pasojë vdekjen dhe dy të tjerë për dhunë në familje.

Foni Snalla, 34 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestua pasi në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin K.K, i cili ka humbur jetën.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po kështu u ndalua shtetasi Nuredin Kurti, 58 vjeç, banues në Klos, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".

Sipas policisë, ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen B.K, 56 vjeçe. Kjo e fundit pasi ka dalë nga spitali pas aksidentit të ndodhur, ka humbur jetën në banesë ditën e djeshme.

Po kështu u arrestuan Ervin Pali, 24 vjeç, banues në Tirane dhe Veli Ndoj, 38 vjeç, banues në Burrel për dhunën psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, M.P, 20 vjeçe dhe S.N, 24 vjeçe.

Materialet proceduriale do të referohen në Prokurori për veprën penale dhunë në familje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...