×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Drogë drejt Greqisë, në pranga 4 shqiptarë

Saturday, 06 October 2018 13:09

Një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.

Është finalizuar në orët e para të mëngjesit operacioni i koduar “Rrjeta”,  i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas shqiptarë të cilët tentuan të transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës dhe Antidrogës së Igumenicës dhe Policisë Kufitare greke   në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur ‘Ambelia’ janë kapur dhe ndaluar  4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis.

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar,  disa persona po transportojnë  lëndë narkotike  në drejtim të shtetit grek.

Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave.

Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.

Si rezultat i mirëorganizimit nga të dyja policitë,  bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale u bë e mundur që nga antidroga e Igumenicës rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës personat e mëposhtëm :

  1. L, 41 vjeç, lindur në Berat.

A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

  1. B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë.

A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...