×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kreu i Kushtetueses mesazh Ramës: Pa Gjykatë nuk ka marrëveshje deti

Saturday, 06 October 2018 16:38

"Një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një gjykatë Kushtetuese funksionale".

Deklarata e kreut të shtetit pak ditë më parë në Zërin e Amerikës që vë në rrezik ratifikimin e marrëveshjes së detit e bën dhe më urgjente konstituimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

E paralizuar që në mars të këtij viti, gjykata që është gardiani i fundit në respektimin e Kushtetutës vijon të jetë vetmë me 2 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.

Edhe pse tregohet i kujdesshëm që të mos bjerë pre e intepretimeve politike lidhur me marrëveshjen e detit, edhe kryetari i kësaj gjykate ndan të njëjtin mendim me kreun e shtetit.

Bashkim Dedja: Këto përplasje kushtetuese mund të vihen përpara Gjykatës Kushtetuese. Secili e intepreson siç e vlerëson, president, parlament, qeveri. Kjo është në të drejtën e tyre.

Por çfarë e mban këtë Gjykatë Kushtetuese jashtë institucionit?

Kreu i Kushtetueses apelon që vlerësimi i figurave të drejtësisë të vijojë më shpejt.

Bashkim Dedja: Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni sa i takon vendimmarrjes. Pritet ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të nisë procedura për emërimin e anëtarëve të rinj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është jashtë funksioni pasi 5 prej anëtarëve, mes të cilëve edhe kryetari nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, duke dalë jashtë sistemit të drejtësisë.

Kreu i gjykatës Kushtetuese apelon për miratimin e pr/ligjit për shkollën e Magjistraturës pasi në të kundërt sistemi do të përballet me pasoja të rënda.

Bashkim Dedja: Nëse nuk ndodh një gjë e tillë dhe nuk gjendet një zgjidhje dhe të nisë funksionimi i shkollës së magjistraturës mund të ndodhemi para situatave të cilat nuk do dëshironim askush të ishim.

Pozita dhe opozita nuk bien dakord me miratimin e ligjit të magjistraturës duke e lënë këtë proces në udhëkryq.

Modifikuar më Saturday, 06 October 2018 16:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...