Nuk ndihet se cilat janë marrëdhëniet mes reperit Stresi dhe Ervis Martinit, një prej të arrestuarve që mbeti i plagosur në ngjarjen e së enjtes në ish-Bllok. Por në një postim në instagram, teksa publikon një foto të Martinit, reperi i jep atij gjithë mbështetjen, çka na bën të besojmë që mes tyre ekziston një marrëdhënie miqësie.
																					
								
 
 
						
																									
																									





