Tregtia midis Rusisë dhe Indisë do të arrijë në 30 miliardë dollarë deri në vitin 2025

Diel, 07 October 2018 07:52

Vëllimi i tregtisë midis Rusisë dhe Indisë ka tejkaluar 9 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe do të rritet më tej me vendet që synojnë të nxisin tregtinë dhe të inkurajojnë investimet, sipas Presidentit rus Vladimir Putin.

“Ne kemi vendosur një objektiv të rritjes së qarkullimit tregtar në 30 miliardë dollarë … dhe rritjes së investimeve në 15 miliardë dollarë deri në vitin 2025,” tha Putin një vizitë zyrtare dy-ditore në Indi.
Putin tha se zgjerimi i ndërveprimeve të tregtisë dhe investimeve është një përparësi për të dy vendet. Ai vuri në dukje se “nëse lëvizim me një ritëm të tillë, ne do të arrijmë objektivin para kohe dhe do të vazhdojmë zgjerimin”.
Statistikat treguan se tregtia midis Rusisë dhe Indisë u rrit me 20 për qind në periudhën janar-korrik, duke arritur në më shumë se 6 miliardë dollarë.
Muajin e kaluar, Nju Delhi propozoi ngritjen e një zone të veçantë ekonomike për kompanitë ruse.
Më parë, të dy vendet diskutuan krijimin e një ‘korridori të gjelbër’ për tranzitin e qetë të mallrave. Ata dëshirojnë të krijojnë një listë të sipërmarrësve apo kompanive, mallrat e të cilave do të përjashtohen nga inspektimet e rregullta doganore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...