×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrasja në Bllok/ Ervis Martinaj jep dëshminë nga spitali: Jam plagosur..

Diel, 07 October 2018 11:31

Ervis Martinaj, njëri prej të plagosurve të konfliktit me armë në zonën e ish-Bllokut ditën e enjte, ka dhënë dëshminë për hetuesit në lidhje me ngjarjen. Edhe pse i plagosur në qafë me armë zjarri, Martinaj ka folur më shumë se një orë për hetuesit, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ai ka mohuar që të ketë qenë shënjestër e ndonjë atentati ndaj tij, duke thënë se nuk ka pasur lidhje apo rol në konfliktin e ndodhur. Sipas burimeve, Martinaj ka thënë se gjithçka ka ndodhur mes viktimës, Fabian Gaxhës dhe komandos Meviol Bilo dhe se ai është plagosur aksidentalisht nga konflikti i armatosur mes këtyre të dyve.

Po kështu, Martinaj ka folur edhe për marrëdhëniet me Ervin Matën, të fejuarin e Elvana Gjatës, i cili është në kërkim nga Policia. Martinaj ka thënë përpara hetuesve se ai nuk ka konflikte me të dhe ka marrëdhënie korrekte. Biznesmeni i lojërave të fatit ka pranuar se në lokal është ftuar prej Matës. “Unë nuk kam gisht në konflikt. Unë jam gjendur aty rastësisht, pasi jam thirrur nga Ervin Mata për një takim. Me këtë të fundit kam marrëdhënie normale, nuk kemi pasur konflikte. Kam qenë i shoqëruar me Gaxhën dhe me Eljon Hatën, por jam plagosur rastësisht, pasi nuk kam qenë pjesë e konfliktit”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera për hetuesit Ervis Martinaj.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për natyrën e konfliktit, apo për arsyen se përse Fabian Gaxha është konfliktuar me komandon Meviol Bilo dhe mikun e tij, Hoti. Megjithatë, Policia ka shoqëruar mbi 20 persona për t’i pyetur për ngjarjen në fjalë dhe nëse kanë dijeni për konflikte mes dy grupeve. Pritet që ditën e diel, Gjykata e Tiranës të rivlerësojë masat e sigurisë për Ervis Martinajn, Eljon Haton dhe Geldo Hotin. Ndërsa për tre personat e shpallur në kërkim, ka dyshime se ata mund të ndodhen ende brenda territorit të Shqipërisë. Policia ka përforcuar masat në pikat kufitare me Kosovën, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë, shkruan gazeta panorama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...