×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Juncker, optimist për Brexit: “Marrëveshja do të ndodhë në Nëntor, nuk ka skenar negativ”

Diel, 07 October 2018 15:08

Bashkimi Europian do të arrijë një marrëveshje për Brexit me Britaninë në muajin Nëntor, nëse dështon ta bëjë gjatë Tetorit, sipas Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Ai shton se nuk do të ketë Brexit pa marrëveshje, pasi nuk do të ishte pozitive për Britaninë dhe Bashkimin Europian.

Bashkimi Europian do të arrijë një marrëveshje për Brexit me Britaninë në muajin Nëntor, nëse dështon ta bëjë gjatë Tetorit, sipas Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Juncker tha se potenciali për një ndryshim të qasjes mes 2 vendeve është rritur në ditët e fundit. “Nuk jemi aty ende, por vullneti jonë për të arritur në një mirëkuptim me qeverinë britanike është rritur. Duhet të largohemi nga skenari i daljes pa dakordësi, pasi nuk do të ishte pozitiv për Britaninë dhe Bashkimin Europian”, tha Juncker.

Junkcer tha se pret që të arrihet një dakordësi mbi kushtet e daljes, por që nuk e parashikon nëse kjo do të ndodhë në Tetor. “Nëse nuk ndodh, atëherë Nëntori do të jetë vendimtar”, tha Juncker.

Negociatorët e Brexit në BE mendojnë se marrëveshja e divorcit është fare pranë, duke sinjalizuar se mund të arrihet një kompromis për çështjen më të vështirë, që është kufiri i Irlandës.

Junkcer shtoi se deklarata politike për marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë dhe Bashkimit Europian, është e nevojshme pas marrëveshjes së Brexit.

“Nuk mund të ndahet traktati i daljes dhe deklarata për marrëdhënien e ardhshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Europës”, tha ai.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...