Aksidentohen autobusët me maturantët e Gjilanit në dalje të Tiranës

Diel, 07 October 2018 15:48

Një aksident zinxhir që transportonte maturantët e Gjilanit ka ndodhur sot në Tiranë. Mediat kosovare shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, ndërsa publikohen edhe pamjet.

Nxënësit po ktheheshin nga ekskursioni i tyre në Shqipëri, ku njëri nga autobusët është përplasur me tjetrin afër Aeroportit të Rinasit, ndërkohë që ishin nisur për në Shkodër.

“Nga ky aksident, tre nxënës kanë marrë lëndime të lehta, të cilët janë trajtuar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë”, ka thënë Zyrtari për informim në Komunën e Gjilanit, Ibrahim Ademi.

Sipas Ademit, gjendja e nxënësve të lënduar është përmirësuar dhe të gjithë janë kthyer në familjet e tyre në Gjilan.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...