Media britanike: Pse një i arratisur nga Shqipëria ecën i lirë në rrugët tona?

Hënë, 08 October 2018 08:14

Gazeta Britanike “Sunday Express” thotë se dëbimi i kriminelëve të huaj nga vendi po shndërrohet në një problem serioz, pasi autoritetet nuk po veprojnë. Kjo media, e cila ka publikuar një koment, e mbështet këtë me rastin e një shqiptari.

Gazeta britanike “Sunday Express” në numrin e së dielës ka publikuar një koment lidhur me një fenomen që po ndodh gjithnjë dhe më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një i arratisur, i dënuar për vrasje, i cili në një kohë ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, është i lirë të endet në Britani. Që kur erdhi këtu nga Shqipëria, Hektor Mahmutaj, 42 vjeç, është përfshirë në krim”, shkruan e përditshmja duke saktësuar se ai është burgosur nga Gjykata e Liverpolit për posedim armësh.

“Sunday Express” nënvizon se ai akoma lëviz i lirë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të pretendimit se një ekstradim i tij në Shqipëri do të “shkelë të drejtat e tij të njeriut”. Gjithashtu njofton se autoritetet as që kanë nisur procedurat e deportimit.

Media britanike thekson se historia e tij çon në një problem më të gjerë. “Sunday Express” shkruan se zyrtarët kanë premtuar marrjen e masave për të huajt që bëjnë krime në Angli, por deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret. Një gjë e tillë, sipas gazetës, konfirmohet edhe nga fakti që Mahmutaj ndodhet ende në Britani.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...