Serbi, dy të rinj shqiptarë rrihen barbarisht sepse flisnin shqip

Hënë, 08 October 2018 09:34

Dy të rinj shqiptarë janë rrahuar në mënyrë brutale në Serbi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatës mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ku njëri prej shqiptarëve ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Siç raporton televizioni nacional N1 disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar në një stacion taksie dy të rinjtë shqiptarë me iniciale G.B dhe C.M.

Nuk dihet ende arsyeja e sulmit të shqiptarëve, por raportohet se dy të rinjtë kanë folur shqip me njëri-tjetrin.

Në një deklaratë, autoritetet serbe thonë se shqiptari C.M ka dëmtime të rënda në kokë dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Vojvodinës, por përsëri jeta e tij është në rrezik.

Edhe shqiptari tjetër ka marrë lëndime të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik.

"Apelojmë te autoritetet kompetente për të sjellë autorët e këtij incidenti sa më shpejt të dalin para drejtësisë,” thuhet në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i  Zyrës së Bashkësisë të Shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të 4 personave, që mendohet se kanë sulmuar dy shqiptarët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...