×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Diell paradite, rrebeshe pasdite

Hënë, 08 October 2018 13:21

Mot me kthjellime gjatë paradites e me rrebeshe shiu gjatë pasdites, kështu parashikohet të jetë moti këtë javë që sapo ka nisur, të paktën deri të mërkurën.

Sipas Meteoalb pasditja e kësaj të hëne risjellin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, si dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat qendrore dhe jugore.

Dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, kur vranësirat sërish fuqizohen, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në jug dhe më pak në zonat qendrore.

E mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, moti paraqitet kryesisht me kthjellime në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit të hënën dhe të martën sjellin rritje të lehta gjatë orëve të mesditës; e mërkura dhe e enjtja sjellin rënie të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjeseve dhe orëve të mesditës. Ndërsa të premten temperaturat rriten lehtë sërish, në të dy ekstremumet ditore.

Temperaturat ekstremale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat verilindore deri 27°C, maksimumi në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit (temperaturat vlerësohen rreth 5°C më të larta se vlerat tipike të Tetorit).

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...