×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foto/ Ishin në muaj mjalti në Brazil, çifti shqiptar kapen me 5 kg kokainë

Tuesday, 09 October 2018 13:54

Janë bërë publike edhe fotot e çiftit që u kap pak ditë më parë në Itali duke transportuar në çantat e tyre 5 kilogramë kokainë.

Ata po vinin nga Brazili.

Indrit Cahani i lindur në 11.01.1997 në Has dhe Nertila Zeneli e lindur në 19.06.1989 janë dy të rinjtë e arrestuar në Itali.

Çifti u kap me 5 kg drogë në Itali teksa po kthehej nga muaji i mjaltit në Brazil, gjasa për të marrë drogën dhe transportuar atë në Shqipëri.

Dy personat që shihni në foto (çifti i sapomartuar) kanë luajtur rolin e korrierit të drogës së bllokuar në Romë.

Si ka ndodhur ngjarja

Cifti shqiptar ishte kthyer nga udhëtimi i mjaltit në Brazil. Policia ka ngritur dyshimet teksa ka vënë re sjelljen jo normale të tyre qysh në pyetjet e zakonshme gjatë kontrollit të dokumentacionit.

Gruaja ka rrëfyer menjeherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.

Menjëherë policia ka vijuar me kontrollin e valixheve të çiftit. Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Sipas autoriteteve italiane kjo sasi drogë do të sillte përgatitjen e mbi 100 000 doza kokainë me vlerë përfitimi shume ta madhe.

ciftii

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...