Drogë drejt Greqisë, 173 kilogramë të kapura në 2 operacione

Tuesday, 09 October 2018 21:56

Policia e Antidrogës në Igumenicë ka sekuestruar një sasi prej 115 kg kanabis sativa, gjatë një operacioni të zhvilluar në vendin Rajo, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Në pranga ka rënë një 48-vjeçar, shtetas grek, i cili u arrestua në flagrancë gjatë aksionit.

Në automjetin e trafikantit, i cili kishte mbërritur në territorin grek nëpërmjet pikës së kufirit të Qafë Botës, u gjetën të fshehura në tapicerinë dhe dyshemenë e automjetit, 115 kg kanabis.

Për të shmangur kontrollet, 48-vjeçari, i cili është me origjinë nga shqiptare, kohët e fundit kalonte shpesh në doganën shqiptare, nën maskimin se kthehej në vendin e origjinës.

Autoritetet policore thanë se 48-vjeçari do ta dërgonte drogën në Athinë, ku edhe do t’i dorëzohej anëtarëve shqiptarë të një organizate të drogës.

Në aksionin e zhvilluar në aksin që lidh Kapshticën me Korçën, u gjetën të fshehura në një automjet, në bordin e të cilit udhëtonin dy shtetas shqiptarë, një sasia prej 58 kg kanabis. Policia arrestoi dy shtetas shqiptarë, 59 dhe 29 vjeç.

Prej hetimeve rezultoi se ndaj 29-vjeçarit ishte dhënë masa e ndalimit të kalimit në zonën Shengen.
Edhe kjo ngarkesë do të dërgohej në Athinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...