Nis hakmarrja e shtetit ndaj nënkomisarit Emiljano Nuhut

Tuesday, 09 October 2018 22:17

Nuk i pranojnë dorëheqjen, por e përjashtojnë nga policia një ditë pas publikimi të skandalit në Shijak TV.Nënkomisar Emiljano Nuhu përjashtohet nga policia vetëm një ditë pas denoncimit publik në Shijak TV të skandalit të dy deputetëve të qeverisë Rama, Tauland Ballës e Rrahmaan Rrajës, si edhe kryebashkiakut Artur Bushi, shkruhet në faqen e ShijakTv.Vendimi për shkarkimin është firmosur nga drejtori i departamentit të policisë kriminale dhe njoftimi i është përcjellë nga shefi i burimeve njerëzore të drejtorisë vendore të policisë së Beratit, Qenam Tregaj.

Shkelja e rëndë e kryer nga nënkomisari, është mungesa tre ditë në punë.

Në vendimin në shkresë thuhet se masa disiplinore, përjashtim nga policia është marrë për shkelje të nenit 206 ‘mosbindje e rëndë’ pika 6- mungon pa arsye për tre ditë.

Zyrtarisht e Policia e Shtetit e përjashton Nuhun për shkak të mungesës prej tre ditësh, arsye e mjaftueshme për kryeministrin për të kanosur nënkomisarin që ai e quajti ‘horr’.

Ndërkohë nënkomisar Nuhu, kishte paraqitur vetë dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni më 14 shtator, si pasojë e kanosjeve të përsëritura për jetën ndaj tij dhe familjes dhe mosmarrjes në mbrojtje nga eprorët.

Agjenti nuk pranoi të bëjë kompromis me drejtuesit për të ndryshuar tekstin e dorëheqjes në këmbim të favoreve dhe heshtjes. Në këtë situatë ai u largua nga Shqipëria nga ku kërkon zbardhjen e çështjes dhe kallzimeve të tij me argumentin se ka prova për të faktuar denoncimet e bëra publike. /ShijakTv

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...