Del ekspertiza e vrasjes në ish-Bllok, ja me sa plumba u vra Fabian Gaxha

E mërkurë, 10 October 2018 19:08

Fabian Gaxha është viktima e përplasjes me armë në zonën e Bllokut, rreth një javë më parë.

Ditën e sotme është bërë publike dhe ekspertiza mjeko-ligjore pas kqyrjes së trupit të viktimës.
Sipas raportit, në trupin e shtetasit Fabian Gaxha janë konstatuar 4 plagë tejshpuese, në vendet pranë sisës së djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës.

Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, çka tregon se viktima kishte kryer qitje.

Në përplasjen në zonën e Bllokut, mbetën të plagosur biznesmeni Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndërkohë janë shpallur në Kërkim Ervin Mata, komando Mervion Bilo dhe Fabiol Alushi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...