I dogji makinën drejtoreshës në Kombinat, arrestohen pas 9 ditësh autori

E mërkurë, 10 October 2018 20:01

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 01 tetor të këtij viti ku u dogj makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Në pranga ka përfunduar Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë, si autori i dyshuar i zjarrvënies.

"Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)", sqaron policia.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person me fytyrë të mbuluar dhe një bidon me lëndë djegëse që e hedh mbi makinë. Më pas i vë zjarrin, i cili shpërthen menjëherë dhe duket se ka dëmtuar edhe autorin. Makina u shkrumbua plotësisht.

Ende nuk dihet motivet që çuan 46 vjeçarin të ndërmerrte një veprim tët illë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Modifikuar më E mërkurë, 10 October 2018 20:15

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...