“Më jep 200 mijë euro, ose të nxora fotot”, arrestohet i riu në Tiranë

E mërkurë, 10 October 2018 21:30

Një 21-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kishte vënë gjobë ish-të dashurës së tij, duke e shantazhuar se do i publikonte disa foto intime.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se kanë vënë në pranga shtetasin Ylli Kaçi, i cili disa ditë më parë ishte denoncuar nga vajza me iniciale A. Gj.

Në denoncimin që e dëmtuara ka bërë pranë specialistëve për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, ka treguar se Kaçi i bën vazhdimisht shantazh me disa foto që ajo i ka dërguar gjatë kohës që kanë qenë të lidhur. Ndërsa në mënyrë që të mos ia publikojë në rrjetet sociale, ai i ka kërkuar vajzës 20 mijë lekë (të reja), shkruan Panorama.

Por, sipas të dëmtuarës, këtë veprim ai e ka bërë në vazhdimësi, pasi ka arritur t’i marrë më parë një shumë të hollash për të njëjtën arsye. Ndërsa së fundmi i kërkonte sërish para. Për këtë arsye, shtetasja A. Gj., duke mos qenë më e sigurt, ka vendosur që ta denoncojë në Polici dhe menjëherë është bërë arrestimi i 21-vjeçarit.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se disa ditë më parë është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasja me iniciale A. Gj. Ajo pretendonte se ishte shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie, nga një 21-vjeçar nga Mamurrasi, shtetasi Ylli Kaçi.

Në kallëzim, vajza ka sqaruar se me këtë shtetas kishte pasur një histori të shkurtër dashurie dhe nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme në celular kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin edhe disa fotografi intime. Por disa javë pasi janë ndarë, 21-vjeçari ka nisur ta shantazhojë, duke i thënë se tashmë fotografitë e saj do t’i publikonte në rrjetet sociale.

Por për të mos e bërë këtë veprim, ai i kishte kërkuar një shumë parash, që vajza ia kishte dhënë. Pasi i ka premtuar se tashmë nuk do ta bezdiste më, disa ditë më parë, i riu i ka shkruar sërish të dëmtuarës, duke i kërkuar 20 mijë lekë të rinj, po për të njëjtën arsye.

Në këto rrethana vajza ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë Policisë. Pasi janë verifikuar mesazhet që ai ka shkëmbyer me të dëmtuarën, ku kishte edhe kërcënime dhe flitej për para, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...