Nxjerr të dashurën në eBay për shaka në kategorinë “makina të vjetra”, çuditet kur atë ia blejnë vërtetë

E Enjte, 11 October 2018 09:29

Një burrë në Angli thotë se kur kishin hyrë në një dyqan për të parë pajisje për kuaj, e dashura e kishte qëlluar me kamxhik në vithe, për shaka. Por i kishte rënë aq fort sa ai kishte vendosur të hakmerrej.

Kështu, për t’u hakmarrë, kishte nxjerrë një njoftim ankandi në e-Bay, ku thoshte se e dashura e tij ishte “në shitje për koleksionistë”, në kategorinë “makina të vjetra” ngaqë, sipas përshkrimit të shkruar, “bënte një zhurmë të bezdisshme dhe kishte pak rrjedhje nga pas, por asgjë që s’mund të taposej.”

E dashura qeshi kur ia tregoi, pa e ditur asnjëri që njoftimi tashmë kishte marrë dhenë. Ofertat nisnin që nga Europa, Australia e deri nga SHBA-të, dhe çmimi maksimal kishte arritur në 119 mijë dollarë, transmeton tch.

Edhe pse u kthyen në një ngjarje virale në internet, çifti e ka marrë gjithçka me sportivitet. I dashuri thotë duke qeshur që ankandi anulohet, gjithsesi, “ngaqë nuk arriti 170 mijë dollarë”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...