Armë, drogë dhe municion luftarak, arrestohet fieraku

E Enjte, 11 October 2018 10:11

Vijon operacioni Forca e Ligjit edhe në qytetin e Fierit.

Sekuestrohen drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.

Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe për "Vjedhje".

Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri  shtetasi Aleksandër Hoxhaj, 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave".

Sapo ka parë policinë të hyj në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:

•15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg

•3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi.

•Sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj.

•Sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjutera lap-top dhe 1 kasafortë metalike.

•34 fishekë pistolete dhe automatiku.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...