Pasqyra e jetëgjatësisë së shqiptarëve! Veriu i varfër jetëshkurtër, më të moshuarit në jug

Premte, 12 October 2018 17:02

Për vitin 2017, mosha mesatare e vdekjeve në Shqipëri llogaritet në 74.2 vjeç, sipas Institutit të Statistikave.

Ndërkohë që ka luhatje të dukshme nëse shohim secilin qark.

Kukësi dhe Dibra janë shumë më ulët sesa mesatarja e vendit, kurse në Gjirokastër, Berat dhe Korçë jetohet më gjatë.

Në qarqet ku është përqendruar popullsia më e lartë, trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan, mosha e vdekjeve është pranë nivelit mesatar, por gjithsesi në kahun e poshtëm.

Më lart sesa mesatarja e vendit janë Lezha, Vlora, Fieri dhe Shkodra.

Por, cilët janë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e popullsisë. Profesor Adrian Civici thotë se faktorët lidhen me cilësinë e jetës, ushqimin, veshjen, strehimin, e deri te shërbimi shëndetësor.

Duke analizuar shifrat e INSTAT-it, rezulton se mosha më e ulët e vdekjeve është pikërisht në qarqet me varfërinë më të lartë.

“Edhe po t’iu referohemi shifrave konkrete, në këto zona niveli i varfërisë është më i lartë sesa në zonat e tjera, edhe niveli i investimeve është më i ulët. Por, përgjithësisht cilësia e jetës, ku futen brenda jo vetëm politikat publike në favor të shëndetit publik dhe cilësisë së jetës, por edhe niveli i formimit që ka shtresa sociale në këto zona, ndikojnë direkt në jetëgjatësi”, tha Adrian Civici.

Civici shton se duhen analizuar mirë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësi dhe se shteti të fokusohet në hartimin e politikave që rrisin cilësinë e jetës në Shqipëri.

“Në mentalitetin tonë, me gjithë përparimet që kemi bërë, moshën e tretë vazhdojmë ta shohim si përgjegjësi e familjes, më shumë sesa kujdes dhe përgjegjësi e politikave publike dhe të shtetit. Ajo që ne hamë në tavolinë, blejmë dhe shumë gjëra të tjera nuk mund të jenë vetëm përgjegjësi e individit, apo zgjedhje e individit, por është edhe kujdes dhe pjesë e politikave publike që garantojnë një nivel më të lartë të shëndetit publik, të individit, të aftësisë së tij shumë më të mirë edhe për punë”, deklaroi Adrian Civici./Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...