Gadishulli Ballkani po vazhdon të ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik (A) me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën Verilindore e cila po mban mot të kthjellet në vendin tonë dhe Kosovë. Ndërkohë që jemi në stinën e vjeshtës dhe Shqipëria ende nuk është përfshirë nga shirat dhe çuditërisht nuk ka as ndonjë rënie të theksuar të temperaturave.
E diel, 14 tetor" moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 6/19°C
Zonat e ulëta 8/28°C
Zonat bregdetare 15/28°C