Policia pezullon 44 patenta, 8 shoferë në pranga (Video)

Diel, 15 Prill 2018 13:23

Numër i madh sanksionesh janë ndërmarrë nga Policia Rrugore e Elbasanit gjatë këtyre 24 orëve të fundit, ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas policisë së Elbasanit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore.


Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, të transportit të udhëtarëve pa licencë apo pa kontroll teknik, etj.

Gjatë kontrolleve të kryera janë arrestuar 8 drejtues mjetesh nga këta 5 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 44 Leje Drejtimi nga këto:

  • • 30 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, evidentuar në bashkëpunim me Task Forcën e Drejtorisë së Policisë Rrugore.
  • • 14 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht:

Janë vendosur gjithsej 952 masa administrative nga këto:

  • • 24 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
  • • 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

. 17 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

. 12 për parakalim të gabuar.

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...