×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Udhërrëfyesit turistikë, gati akreditimi i programeve të kualifikimit

Tuesday, 16 October 2018 11:17

Të gjithë subjektet që kërkojnë të akreditojnë programet e kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe plotësojnë standardet që parashikon Udhëzimi i përbashkët nr.517, datë 24.01.2017, “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim”, mund të aplikojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit brenda datës 26 Tetor 2018.

Kjo ministri deklaroi së fundmi se nisma vjen në kuadër të të nxitjes, mbështetjes dhe promovimit të edukimit dhe formimit profesional të vazhdueshëm turistik, nëpërmjet institucioneve dhe programeve të akredituara

“Çdo subjekt që kërkon akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik të ofruara prej tij kryen vetëvlerësimin, bazuar në kriteret sipas udhëzimit dhe i bashkëngjit aplikimit të tij raportin e vetëvlerësimit” thuhet në njoftimin e bërë nga kjo ministri.

Po kështu ky dikaster sqaron se përveç plotësimit të standardeve për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik subjekti duhet të vërtetojë me dokumente provues se plotëson kërkesat minimale që duhet të përmbajnë programet e kualifikimit të udhërrëfyesit turistik për secilën kategori sipas anekseve nr. 1,2,3 dhe kreditet minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim për rinovimin e certifikatës sipas Aneksit 4, të Udhëzimi të përbashkët nr.517, datë 24.01.2017, “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim”, duke dorëzuar dokumentet provues përfshirë kurikulat e detajuara që ofron subjekti.

Së dyti duhet të provohet se subjekti është i licencuar në përputhje me legjislacionin për arsimin dhe formimin profesional dhe së fundmi duhet të provohet Kualifikimi dhe eksperienca e përshtatshme për modulet përkatëse të personelit trajnues.

Në çdo rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson se Komisioni i Akreditimit mund të kërkojë informacion të mëtejshëm nëse e gjykon të nevojshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...