Shoqata e Industrialistëve Italianë kundër koncesionit të pompave: Do shtrembërojë konkurrencën

Tuesday, 16 October 2018 17:22

Procedura e dhënies me koncesion të shërbimit të kolaudimit të pompave të naftës në vleresim nga Komisioni i Prokurimit Publik duket se mbetet ende shqetësim për biznesin. Në një reagim të fundit Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, shprehet se po monitoron me kujdes procedurën e shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë “Për kontrollin ligjor te instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit te instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit ëe lëngshëm të naftës”, e tashmë të pezulluar nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

“Confindustria Albania kundërshton planin për dhënien me koncension të këtij aktiviteti tek subjektet private për arsyet e mëposhtme:

Nuk ka pasur konsultim me publikun dhe grupet e interesit, siç parashikohet në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Nuk ka pasur kurrë strategji sektoriale as të diskutuar dhe as të miratuar për privatizimin e këtij shërbimi.

Kushtet e garës duken kontradiktore, pasi nga një anë i vihet theksi futjes së normave evropiane në këtë fushë, e nga ana tjetër kompanitë evropiane me eksperiencë specifike janë të përjashtuara nga konkurrenca, sepse është e ndaluar pjesëmarrja e kompanive të huaja, (sipas kritereve kualifikuese të tenderit 8.2, neni 2.3, nënseksioni 2), ku kërkohet akreditimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit, duke mos njohur dhe duke mos pranuar akreditimet e Organizatës Evropiane të njohura jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën.

Kjo procedurë nuk i shërben zgjidhjes së problematikës së cilësisë së karburanteve në shitje.

Menaxhimi i një shërbimi të tillë, ka për qëllim ruajtjen e interesave të shumëfishta: atë të autoriteteve tatimore shqiptare (që marrin tatime mbi produktet e naftës); atë të qytetarëve si blerës të produkteve të shitura nga stacionet e shërbimit; presupozimin e paanshmërisë dhe neutralitetit të menaxherit” thuhet në ragim. Po kështu shoqata sjellë në vëmendje se eksperienca konkrete e anëtarëve të saj lë vend të besohet se përfshirja e një kompanie private, e cila i nënshtrohet rrezikut të presioneve të panevojshme, do të rriste rrezikun e përkeqësimit të “klimës së biznesit” duke krijuar elemente të mundshme të shtrembërimit të konkurrencës së lirë, duke penguar kështu punën e operatorëve, të cilët respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Ashtu sikurse është deklaruar nga operatorët e tregut edhe shoqata nënvizon se dhënia e shërbimit të kontrollit të të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës tek një entitet privat, domosdoshmërisht do të shkaktonte një rritje në çmimet e karburantit, pasi menaxhimi privat duhet të ketë kufij të mjaftueshëm për të gjeneruar fitim.

“Confindustria Albania kërkon që kjo procedurë, aktualisht e pezulluar, të anullohet përfundimisht dhe ky shërbim t’i delegohet Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ose Administratës Tatimore, për sa kohë ky shërbim, është fitimprurës, nuk financohet nga buxheti dhe nuk ka pasur ankesa vitet e fundit as nga shoqatat e mbrojtjes se konsumatoreve e as nga kompanitë që operojnë në këtë sektor” perfundon reagimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...