Degët më të kërkuara nga maturantët – Juridiku, ekonomiku dhe inxhinieritë në krye të listës për 2018-2019

Tuesday, 16 October 2018 18:12

Juridiku, ekonomiku dhe inxhinieritë janë degët me regjistrimet më të larta të maturantëve këtë vit akademik në universitetet shtetërore dhe ato private.

Deri më tani nga vëzhgimet e bëra nga televizioni SCAN, mbi listat e regjistrimeve, rezulton se në Universitetin e Tiranës kryeson dega e Juridikut, ku nga 700 kuota të vënë në dispozicion kanë mbetur vetëm 7 vende të lira.

Për SCAN, Dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha, konfirmon se kërkesat për këtë degë janë rreth 10 maturantë për një kuotë të lirë.

Ekonomiku është dega e dytë më e kërkuar, Financa me 454 të regjistruar dhe vetëm 6 kuota bosh e ndjekur nga administrim biznesi me 449 të regjistruar dhe vetëm 11 kuota bosh.

Universiteti politeknik këtë vit akademik ka pasur më shumë të regjistruar në degët Inxhinieri Ndërtimi me 143 të regjistruar nga 150 kuota gjithsej, e ndjekur nga ajo mekanike me 142 të regjistruar nga 145 kuota të ofruara dhe ajo Elektronike me 118 të regjistruar nga 120 kuota gjithsej.

Duket se situate është e njëjtë edhe në ambientet e Universiteteve Private. Menaxhim biznesi është dega me më shumë të regjistruar pranë Universitetit Europian i Tiranës, me 56 te regjistruar nga 160 kuota e ndjekur nga Financa 47 nga 185 kuota dhe Juridik i përgjithshëm 35 te regjistruar nga 165 kuota.

Po ashtu edhe në universitetin privat Luarasi drejtësia kryeson me 88 te regjistruar për 200 kuota të vëna në dispozicion e ndjekur nga informatika ekonomike 37 të regjistruar nga 100 kuota gjithsej dhe Financa me 36 të regjistruar nga 100 kuota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...