Kontrolle “blic” në Librazhd, 1 në pranga dhe 6 të shoqëruar

E Enjte, 18 October 2018 09:16

Kanë vijuar aksionet për identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike, por gjithashtu janë kryer edhe kontrolle “blic” për persona që lëviznin me armë. Nga ky aksion është arrestuar 1 person 6 të tjerë janë shoqëruar.

Policia ka vijuar kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e personave, që janë të skeduar në të kaluarën dhe që dyshohen si shpërndarës të lëndëve narkotike pranë shkollave në Librazhd.

Në pranga ka përfunduar Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd, i cili kishte tentuar të shpërndante drogë në shkolla, ndërsa janë shoqëruar 6 persona me precedentë penal si dhe janë bllokuar 2 autojmete pa dokumente.

“Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri,  personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërësi të shkollave.Goditet një  tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,  falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë  operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të  një shkolle, mund të   shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën  një sasi lënde narkotike  rreth  6.22 gramë  e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet   në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe  6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të  dokumentacionit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...