“Do padis për shpifje këdo që flet keq për gjyshin tim” – Mbesa e Mussolinit

E Enjte, 18 October 2018 13:58

Mbesa e ish-kreut të Partisë Fashiste italiane dhe diktatorit, Benito Mussolini, ka kërcënuar se do padisë këdo që flet keq për gjyshin e saj në rrjetet sociale.

Eurodeputetja Alessandra Mussolini, ka njoftuar se do i drejtohet policisë postale për shprehje dhe fotografi fyese që kanë të bëjnë me gjyshin e saj.

Nisma e politikanes italiane vjen pas një debati në një emision televiziv me gazetarin Alan Friedman.

Mussolini që është bërë eurodeputete si anëtarë e partisë së ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, “Forza Italia”, ka njoftuar për hapa ligjorë ndaj kujtdo që kritikon apo shan figurën e dikatorit fashist.

Alessandra Mussolini është në tentativë për t’u bërë pjesë e “Legas” dhe u përplas me gazetarin pas një debati që kishte të bënte me mbështetjen e saj ndaj vendimit të kryebashkiakut të Lodi-t, anëtar i “Legas” që ka përjashtuar nga mensa e shkollave të gjithë fëmijët e emigrantëve.

Pasi gazetari Friedman e krahasoi këtë vendim me atë të gjyshit të eurodeputetes, kjo e fundit e quajti atë idiot duke i bërë një shenjë fyese e duke i treguar gishtin e mesit të dorës. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Repubblica.it

Alesandra-musolini-18-tetor.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...