Shqiptarët në 2040/Studimi, mund të jetojnë mesatarisht deri në 84 vjeç, por do i vrasë Alzheimer

E Enjte, 18 October 2018 17:39

Një studim i fundit i “The Lancet”, revistës mjekësore më prestigjioze në botë, tregon se, jetëgjatësia e shqiptarëve do të rritet në dy dekadat e ardhshme. Madje, sipas studimit, rritja është ndër më të lartat në nivel global. Në vitin 2040, shqiptarët projektohet të jetojnë mesatarisht deri në 80.2 vite, pra një rritje me 2.7 vite në krahasim me aktualisht. Në projeksionin më pesimist ndërkohë, rritja do të jetë vetëm në 0.2 vite, pra në një moshë mesatare në 77.7 vite, ndërsa në projeksionin më optimist, mosha mesatare do të jetë në 84 vjeç, në rritje me 6.5 vite.

Me një jetëgjatësi mesatare në 77.5 vite, shqiptarët zënë vendin e 50-të ndër 195 shtete të botës në këtë drejtim. Të dhënat e studimit ngrenë alarmin edhe sa i përket shkakut të vdekjeve. Sëmundjet e zemrës do të vijojnë të jenë në vend të parë në vitin 2040 ndër shkaqet kryesore, por një rritje të ndjeshme do të ketë edhe Alzhaimer dhe sëmundjet e tjera të demencës, duke u bërë një ndër tre shkaqet kryesore të vdekjes së shqiptarëve pas dy dekadash.

Në nivel global, studimi tregon se, japonezët janë populli me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ndërkohë që në vitin 2040 projektohet që vendin e parë ta `rrëmbejnë` spanjollët, të cilët mund të jetojnë mesatarisht 87.4 vite.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...