Zyrtarët e lartë amerikanë e kinezë të mbrojtjes takohen në Singapor

E Enjte, 18 October 2018 17:53

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis i tha homologut të tij kinez Wei Fëng-hë se përmirësimi i marrëdhënieve të nivelit të lartë midis dy vendeve do të ulë rrezikun e konfliktit të paqëllimtë.

Jim Mattis dhe gjenerali kinez Wei Fenghe u takuan gjatë një konference aziatike të sigurisë në Singapor, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet ushtarake. Pas bisedimeve, zyrtarët amerikanë thanë se patën përshtypjen që marrëdhëniet me ushtrinë e Kinës u stabilizuan, ndonëse bisedimet nuk prodhuan marrëveshje të reja.

Marrëdhëniet ushtarake midis Uashingtonit dhe Pekinit u përkeqësuan gjatë javëve të fundit lidhur me luftën e hidhur tregtare, sanksionet e SHBA kundër ushtrisë së Kinës për blerjen e armëve nga Rusia dhe krijimin e avanposteve ushtarake të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Zyrtari i Pentagonit Randall Schriver u tha gazetarëve se sekretari Mattis "përsëriti dëshirën amerikane për marrëdhënie të qëndrueshme që është një forcë stabilizuese në marrëdhënien e përgjithshme".

Sekretari Mattis planifikoi të takohej në Pekin me ministrin kinezWei disa javë më parë, por zyrtarët kinezë thanë se zoti Wei nuk ishte në dispozicion, një nga treguesit se tensionet në marrëdhëniet SHBA - Kinë ishin shtrirë edhe në fushën ushtarake. Presidenti Donald Trump shpesh e ka kritikuar Kinën për politikat e saj ekonomike. Më parë këtë muaj, zëvendëspresidenti Mike Pence akuzoi Pekinin për përdorimin e praktikave tregtare "grabitqare" dhe agresion ushtarak. Kina nuk ka komentuar për mediat amerikane pas takimit mes sekretarit Mattis dhe ministrit Wei gjatë konferencës së Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore. VOA

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 18:02

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...