Zona më e zhurmshme në Tiranë, 20 herë më e lartë se norma e lejuar

E Enjte, 18 October 2018 20:58

Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018-en, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas raportit të realizuar nga Qëndresa Qytetare rezulton se niveli i zhurmës tek 21 Dhjetori është 97.5 decibel, ndërsa të dhënat e AKM tregojnë 64 decibel.

Kryqëzimi i 21 dhjetorit rezulton si zona më e zhurmshme e kryeqytetit, ku norma e zhurmave ka tejkaluar standardet e BE. Një nga burimet kryesore të zhurmave është trafiku i rënduar si dhe boritë e makinave.

Normativat sipas legjislacionit europian janë 50 deri në 55 decibel, por Tirana është shumë larg kësaj vlere.

“Kemi këto rezultate që janë 72.8 mesatarja dhe 97.5 maksimalja. Pra, rreth 20 herë më të larta se normativa e lejuar”, thotë Migen Qiranxhi.

Prej vitesh duket se qytetarët e Tiranës e kanë pranuar jetesën me zhurmat, pavarësisht se shqetësimet që shkaktojnë ato janë serioze. Përveç humbjes së shpërqendrimit, bezdisjes, prishjes së gjumit teksa mban dritaret hapur apo vështirësisë së shpjegimit të mësimit në shkolla afër këtyre zonave problematike, zhurmat shkaktojnë dhe humbje të dëgjimit.

“Edhe sipas studimeve që janë kryer në periudhë vjetore shohim që rrethi i Unazës është më problematiku në të gjitha akset dhe kryqëzimet e tij, por edhe në zona të tjera që nga studimet tona vëmë re se që prej 2017 ku janë të dokumentuara monitorimet, po bën 11 vjet që jeton me zhurma mbi 20 decibel nga norma dhe si të thuash në fashën që kalon në dëmtime për qytetarët e vet”, shprehet Qiranxhi./Tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...