“Kur të duash pimë kafe”, inspektori kërkon 700 euro për të mos mbyllur biznesin

E Enjte, 18 October 2018 21:15

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të enjteje një skandal lidhur me inspektorët tatimorë, të cilët gjatë muajve të verës kanë ushtruar kontrolle kundër informalitetit, në bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet bregdetare.

“Fiks Fare” paraqiti një rast, ku inspektorët tatimorë, edhe pse konstatojnë shkelje për një subjekt të paregjistruar në organet tatimore, nuk marrin asnjë masë, por kundrejt ryshfetit që kërkojnë, largohen nga subjekti.

Skandali u denoncua në “Fiks Fare” nga qytetari, i cili ka rënë prè e kërkesave abuzive të inspektorëve të tatimeve, e në këto kushte ka regjistruar bisedën me ta. Inspektorët tatimorë i kërkojnë 700 euro qytetarit, që të mos e gjobisin për biznesin e tipit këmbim valutor, të cilin e kishte pa licencë.

Pas sinjalizimit, gazetarët e “Fiksit” u nisën drejt Sarandës, por biznesmeni, i cili ishte detyruar të paguante 700 euro, nuk pranoi të jepte intervistë. Ai vuri në dispozicion të gazetarëve të “Fiksit” të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, aty ku kishte ndodhur edhe dhënia e ryshfetit karshi inspektorëve të tatimeve.

Inspektorët kanë shkuar ditën e parë në biznesin e zotërisë dhe kanë konstatuar se, biznesi i tipit “Agjenci Turistike” ishte në rregull, por këmbimi valutor që zotëronte i njëjti pronar operonte pa licencë.

Ditën që inspektorët vajtën në biznes kontrolluan gjithçka, por në mungesë të pronarit të biznesit i lanë një porosi punëtorit: Që pronari të shpëtonte nga gjoba, duhej t’u jepte inspektorëve të tatimeve 700 euro.

“Fiksi Fare” transmetoi me zë dhe me figurë ditën kur inspektorët kthehen në biznes dhe bëjnë bisedë me pronarin, të cilin nuk e gjetën në biznes ditën e parë. Inspektori i thotë se “nuk kishte kohë të ulej në kafe”. Ndërkohë, qytetari i thotë se “kishte marrë edhe një tjetër gjobë në një hotel, e kërkonte ndihmën e tyre për t’ia hequr”.

Inspektori i thotë se do të fliste me kolegët edhe për këtë rast. Kur pronari e pyeti se ku mund t’ia jepte lekët, ai e tërhoqi në një anë të biznesit, që nuk monitorohej nga kamerat, dhe i tha “lekët eja dhe m’i jep aty”. Pasi merr 700 euroshin, inspektori ikën dukë i thënë biznesmenit që të mund ta kontaktojë në telefon, kur të ketë dëshirë, për çdo gjë.

Takimi i inspektorit me pronarin e biznesit për të marrë 700 euro ryshfet

Inspektori: Ishe dje ti?

Qytetari: E kam ngritur me gjak këtë punë. Jo mo nuk isha unë, kam qënë në Tiranë unë kur folëm bashkë, kam ardh në orën 2 e gjysmë të natës.

Inspektori: Exchange-in e ke pa licencë.

Qytetari: E di unë, e kam bërë licencimin tek Anila Thomai, dhe më tha shprehimisht kështu, Ali.

Inspektori: Nuk je fare për licencim.

Qytetari: Bravo, jo , je për licencim se unë i plotësoji të gjitha kushtet, por problemi është se mund të bëhet vetëm në shtator. Ke mundësi më tha mua me u rregullu me çunat tha, troç. Me një fjalë ajo tek Banka e Shqipërisë, rregullohu me çunat tha puno. Është punë kulakçe, varet si e shohin ato.

Inspektori: Do punosh, Vazhdo puno ti.

Qytetari: Kur do pimë kafe?

Inspektori: Kur të duash pimë kafe , vetëm jo sot se jemi në monitorim.

Qytetari: Ku të t’i jap këto “lekët”?

Inspektori: Hajde more atje, aty…

Qytetari: Do t’i bije telefonit për ndonjë gjë.

Inspektori: Do vij, por nuk vij dot që sot tek hoteli.

Qytetari: Të vish edhe je i mirëpritur atje.

Inspektori: Do të vij por do të marr këtu që të ashtu…

Qytetari: Sqaroje, po nuk e pate problem atë Visin “inspektori tjetër’, thuaji me atë çunin , se është çun dora jonë thuaji.

Inspektori: Me Visin tani, te Visi kalojmë vetë ne. Hajt mirupafshim.

Qytetari: Mirupafshim.

Inspektori: Bjeri telefonit ë…

Qytetari: Patjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...