Lidhja e fortë mes mbipeshës, problemeve të frymëmarres dhe Azmës – Çfarë të bëni

Premte, 19 October 2018 08:27

Mjekët kanë paralajmëruar prej kohësh se mbipesha rrit rrezikun e shfaqjes së azmës.

Megjithatë, një kërkim i ri shkencor sugjeron se edhe azma mund të rrisë rrezikun e mbipeshës.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se njerëzit e prekur nga azma janë më të rrezikuar nga mbipesha.

Rreziku është më i lartë tek njerëzit që preken nga azma në një moshë të rritur.

Sipas shkencëtarëve, mbipesha mund të luajë një rol nxitës për azmën nëpërmjet disa ndryshimeve fiziologjike,metabolike apo inflamatore.

Rekomandimet E Shkencëtarëve Mbi Lidhjen Mes Mbipeshës Dhe Azmës
Shkencëtarët analizuan të dhënat e mbi 8,600 njerëzve nga 12 vende të ndryshme të botës.

Në fillim të studimit, asnjë prej pjesëmarrësve nuk ishte obez.

Në një periudhë disa vjeçare, shkencëtarët zbuluan se 10 përqind e njerëzve që vuanin nga azma, u bënë obezë 10 vjet pas nisjes së studimit.

Gjetjet e studimit sugjerojnë se marrëdhënia mes obezitetit dhe azmës është shumë herë më e komplikuar seç mendohej.

Këshilli Shkencor Evropian e përshkroi këtë studim si një hap të rëndësishëm në zbërthimin e marrëdhënies mes obezitetit dhe azmës.

Kjo do të çojë në gjetjen edhe të mjekimeve të duhura që lidhin mbipeshën dhe azmën.

Shkaktarët Dhe Nxitësit E Tjerë Të Azmës
Studimet se çfarë e shkakton azmën janë ende në vijim.

Ajo që dihet deri më tani është se azma është një sëmundje inflamatore kronike që prek rrugët e frymëmarrjes.

Shkaqet dhe simptomat e azmës janë të ndryshme në varësi të individit.

Simptomat përfshijnë edhe kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe një tingull me fishkëllimë gjatë marrjes së frymës.

Kolla që shoqëron azmën ndodh sepse trupi përpiqet të vetëpastrohet nga sekrecionet.

Lexoni këtu për disa mënyra për rënien në peshë./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...