Kryepeshkopi Anastas u nderua me çmim të lartë nga Universiteti 'Aristoteli' në Selanik

Premte, 19 October 2018 14:59

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, është nderuar me çmim të lartë nga Universiteti 'Aristoteli' në Selanik.

"Dëshmia dinamike orthodhokse në botën moderne, tregon se Kisha është Një, e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike dhe nuk jeton për veten e saj, por ajo që është dhe çfarë i është dhënë është e destinuar për të gjithë njerëzimin, duke kontribuar për paqen dhe bashkëjetesën fetare, në mënyrë që të tejkalohen konfliktet mes njerëzve që kanë perceptime të ndryshme."

Ky ishte mesazhi i Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit, në mbrëmjen e së enjtes, më 18 tetor 2018, nga Universiteti i Selanikut ‘Aristoteli’ ku u nderua me çmimin më të lartë "Chrysoun Aristotel".

Çmimi i nderit, Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit, iu dha nga rektori i Universitetit Aristoteli, profesor Perikli A. Mitka, i cili theksoi në fjalën e tij se "Fortlumturia e Tij, Anastasi, është një njeri i veçantë, si Hierark, mësues por edhe si një misionar apostolik”.

‘Një njeri i fjalës dhe i veprave. Një formë e shpirtit dhe veprimit’ - shtoi ai.

Në fjalën e tij ai shtoi: "Në një botë e mbushur me dyshime dhe urrejtje, Ju Fortlumturia i gjithë Shqipërisë, na frymëzoni për të vazhduar të kërkojmë mënyra të pajtimit dhe mirëkuptimit”

Kryepeshkopi Anastas, në fjalën e tij me temë qendrore "Pluralizmi Fetar dhe Bashkëjetesa Paqësore", theksoi se ajo që është e dobishme është përpjekja për të nxjerrë lëngje nga rrënjët e shëndetshme të përvojës fetare dhe prioritet ka zhvillimi social dhe progresi, pajtimi dhe bashkëveprimi i paqtë.

Senati i Universitetit vlerësoi ndër të tjera, punën e Kryepeshkopit Anastas për përpjekjen e Tij të pandërprerë për të drejtat e njeriut, për barazinë sociale, duke pranuar gjithçka pa diskriminim racor ose fetar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shi dhe dëborë/ Moti kthen faqe, çfarë ndodh në fundjavë

Aktualitet

Shi dhe dëborë/ Moti kthen faqe, çfarë ndodh në fundjavë

Duke filluar nga kjo fundjavë, pritet ndryshimi i kushteve meteorologjike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e Shtunë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët...

Te paktën 6 të vdekur në Gjermani nga një sulm me armë

Aktualitet

Te paktën 6 të vdekur në Gjermani nga një sulm me armë

Gjatë një sulmi më armë në Gjermani ka të paktën 6 të vdekur Ngjarja ka ndodhur në ROT am See. Sipas njoftimeve te fundit përsonat janë vrarë gjate sulmit me armë...

‘Ndizet’ sherri Roza Lati- Enca: Çfarë po ndodh këtë herë

Show-biz

‘Ndizet’ sherri Roza Lati- Enca: Çfarë po ndodh këtë herë

Të gjithë tashmë janë në dijeni të sherrit që shpërtheu një vit më parë mes Encës dhe Roza Latit. Por zjarri vazhdon të mos shuhet pasi moderatorja ka hedhur sërish...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!