Dështon skema e subvencioneve, projektbuxheti/AZHBR realizon vetëm 5 për qind të planit në 8 muaj

Premte, 19 October 2018 17:18

Skema e financimit të bujqësisë përmes granteve të dhëna nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka rezultuar në dështim. Në projektbuxhetin e vitit 2019 të hartuar nga Ministria e Financave nënvizohet fakti se ka pasur një nivel jashtëzakonisht të ulët faktik në 8 mujorin e 2018-ës, ku është realizuar vetëm 5 për qind e planit.

Konkretisht nga 2.6 miliardë lekë të akorduara për këtë qëllim, janë shpërndarë vetëm 164 milionë lekë. Po ashtu, performancë negative ka pasur edhe viti 2017, i justifikuar me argumentin se ka reflektuar periudhën tranzicionale të qeverisë teknike dhe pikërisht për rikuperim, u akordua një buxhet në rritje gjatë 2018-ës. Për vitin 2019 dhe dy vitet në vijim në projektbuxhet parashikohet që mbështetja financiare për fermerët të jetë rreth 1.8 miliardë lekë në vi.

Nëse shohim ecurinë e skemës së subvencioneve ndër vite, duke përjashtuar vitin aktual që ende nuk është mbyllur, rezulton se viti më i dobët ka qenë 2017-ta ku janë shpërndarë 210 milionë lekë, i ndjekur nga viti 2013 me rreth 847 milionë lekë. Ndërsa viti që ka pasur perfomancën më pozitive ka qenë 2015, ku për fermerët kanë shkuar rreth 1.5 miliardë lekë.

Modifikuar më Premte, 19 October 2018 17:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...