Kina drejt Europës Lindore – Anëtarët e “16+1” të zhgënjyer, projektet nuk janë materializuar

Premte, 19 October 2018 17:44

Përpjekjet e Kinës për investime në Europën Lindore, po shihen nga këto vende si premtime të dështuara në materializimin e parasë. Rrjeti 16+1 u themelua nga Kina si një mënyrë për të shtuar prezencën në Europën Lindore.

Vendet anëtare, ku marrin pjesë 11 Shtete të Bashkimit Europian nga Polonia e deri te Hungaria, si dhe 5 vende të Ballkanit përfshirë Shqipërinë, e panë forumin vjetor si një mënyrë për të tërhequr investime kineze në infrastrukturë, si rrugë apo rrjete hekurudhore, që të nxisin ekonomitë e tyre.

Megjithatë, shumë prej këtyre vendeve janë të pakënaqura me mungesën e investimeve nga Kina, sipas burimeve në forum.

Anëtarët janë gjithashtu të pakënaqur me preferencën e Pekinit për të ofruar kredi në vend të parasë cash’, dhe kanë bërë të ditur se ka mundësi më të mira brenda kuadrit të Bashkimit Europian, nëpërmjet Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Disa prej këtyre projekteve që janë materializuar nga Kina, kanë tërhequr gjithashtu kritika. Kostot e ndërtimit të një autostrade në Mal të Zi, bënë që Qendra në Washington për Zhvillim Globalë, të etiketojë vendin si “në rrezik të madh në lidhje me borxhin”.

Tenderi për një lidhje hekurudhore mes Budapestit dhe Beogradit, shkaktoi një hetim nga Komisioni Europian. Kryeministri Li Keqiang do të ketë mundësinë që të flasë për çështjen, kur të takohet me liderët europian në Bruksel, gjatë samitit BE-Azi këtë javë. Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...