Debati për borxhin, Konfindustria analizon pasojat e fshehjes së detyrimeve

Diel, 21 October 2018 13:46

Vetëm pak ditë pas përpalsjes së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ministrisë së Ekonomisë dhe Financave,për çështjen e borxhit publik dhe detyrimeve të prapambetura, Konfindustria ka analizuar pasojat e fshejhes së detyrimeve.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Konfindustria kërkon zbardhjen e së vërtetës për përplasjen institucionale KLSH dhe Mistrisë së Finanacve&Ekonomisë mbi nivelin e borxhit publik dhe detyrimet e pashlyera dhe të fshehura të qeverisë ndaj biznesit dhe qytetarëve.

Sipas Konfindustrisë, KLSH ka bërë të ditur se nga tabelat financiare për vitin 2017 janë fshehur mbi 240 milionë euro detyrime, që e çojnë borxhin publik të vendit në 72% të PPB nga 69.9 të pranuar nga ekzekutivi.

Konfindustria vlerëson, se nëse vërtetohet pretendimi i KLSH dhe aq më shumë nëse veprimi është i qellimshëm, duke marrë natyrën e spekullimit financiar, kemi të bëjmë me një rast të paprecedent dhe mjaft të rrezikshëm. Në një rast të tillë të demtuar janë jo vetëm qytetarët dhe bizneset brenda vendit, por edhe investitorët e huaj të tregjeve financiare ndërkombëtare, që kanë marrë pjesë në aknkandin e fundit të emetimit të eurobondit 500 milionë euro.

Sipas Konfindustrisë, të dhënat makroekonomike të falsifikuara të përdorura në tregjet financiare mund të prodhojnë pasoja të rënda për Shqipërinë, penalitete deri në përjashtime nga tregjet financiare. Rasti i Greqisë është shumë i freskët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...