Shqetësimi i çuditshëm i holandezëve: Shqiptarët po na prishin të mbjellat gjatë kalimit drejt Anglisë

Hënë, 22 October 2018 13:17

Të shumtë janë në numër shqiptarët të cilët synojnë të shkojnë në Angli, duke shfrytëzuar rrugë alternative përmes Francës dhe Holandës.

Autoritetet holandeze kanë ngritur alarmin për këtë pjesë, pasi shumë të rinj, me shpresë për t’u larguar me kamionë drejt Anglisë, Holandën e kanë kthyer si “bujtinë” në pritje të një mundësie për të kaluar në të zezë drejt Mbretërisë së Bashkuar, raporton BalkanWeb.

Zona më e frekuentuar nga të rinjtë shqiptarë është ajo e Moerdijk. Pasi mbërrijnë në këtë zonë, emigrantët fshihen në rajon në fushat e mbjella me misër, madje për nevojat e tyre ekzistenciale, ata kanë prishur edhe të mbjellat duke i përdorur për shtrojë apo edhe si kasolle ku të fusin kokën.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje strukturat holandeze, të cilat kanë kërkuar një kontroll të rreptë për të gjithë ata emigrantë që synojnë Anglinë përmes Holandës. 

Shtigjet e shqiptarëve drejt Anglisë kanë qenë të shumta, ndërsa kjo është shoqëruar edhe me valë arrestimesh dhe dëbimesh për qëndrim të paligjshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...