Elbasan, digjen makinat në servisin e të arrestuarit për trafik droge

Tuesday, 23 October 2018 08:06

Disa makina janë përfshirë nga flakët mbrëmjen në Elbasan.

Mësohet se flakët kanë rënë në servisin dhe pikë-shitje "Autohokej" në lagjen "Skënderbej", në pronësi të Elton (Kastriot) Kila. 

Fillimisht është përfshirë nga flakët një makinë, më pas ajo është shpërndarë nëpër makina të tjera.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Nuk përjashtohet as pista e zjarrvënies së qëllimshme. 

Gazetarja e Ora News informon se servisi është në pronësi të Elton Kilës, i arrestuar pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane. Ai u ndalua me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës në lagjen "Skënderbej",  Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K.,  ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë  shkuar shërbimet e   policisë dhe zjarrëfiksja, ku  kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e rënies së zjarrit  janë djegur disa automjete.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...