×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandaloze/ Veliaj kërkon të largojë gazetarin e Klanit me forcë nga dëgjesa publike

E mërkurë, 24 October 2018 20:12

Gazetari Renaldo Bregu është përballur me një situatë jot ë këndëshme në lidhje me një takim të zhvilluar pasditen e sotme në një nga shkollat e Njësisë Administrative Nr.6.
Ai nuk është lejuar të marri pjesë në këtë aktivitet, pasi mendohej se ishte aty si gazetar dhe jo si qytetar. Këtë gjë e shpreh vetë kolegu Bregu në një postim në Facebook ku shkruan:
Pasi njoftova dje dhe sot gjithë banorët e lagjes sime, diku tek 700 familje, nëpërmjet kësaj Fletushke për organizimin e takimit me Erion Veliajn, lidhur me Buxhetin e Bashkisë 2019, prioritetet e investimeve. . . .
Dhe përtej kësaj morra pjesë në takim, por organizatorët Tarzanë të Erion Veliajt që duheg të mësojnë njëjerë e mirë jo sjelljen por proçedurën, tentuan të më largonin nga takimi fillimisht duke më imponuar sikur isha aty nën cilësinë e Gazetarit, ndërkohë që ja u deklaroja me të madhe që jam nën cilësinë e qytetarit, nga një lagje ku mungon Ndriçimi, Sinjalistika, Infrastuktura, dhe pankatat që do i publikoj më pas që kisha gati për të mbajtur në dorë . . . .
Unë çuditem me këta njerëz që ngatërojnë Koston e Lirisë së tyre me koston e lirisë sime.
Do i bëj ankesë me shkrim situatën Kryetarit, pasi që me SMS e njoftova.
Do bëj publike më vazhdim kallëzimin tim në Rajonin Nr. 6, të këtin Kamikazit të Bashkisë që për çudi më del përpara dhe më kërcënon më çdo takim që marr pjesë të organizuar nga Bashkia. . . .
E kuptoni çfarë bën Kamikazi i Bashkisë, nuk më le, më kërcënon për të shijuar liritë dhe demokracitë e këtij vendi. . . . .
Kjo për mua quhet vrasje, pasi që në emër të lirisë dhe të këtij sportiviteti që jetoj me veten, kam marrë kosto të lartë, financiare, shoqërore, familjare . . . . .
Është krim të dali dikush nga Tarzanët e Erion Veliajt të të mohojë liritë dhe demokracitë e këtij vendi nëpërmjet pjesëmarrjes publike si Qytetar i Lirë Periferik mes pluhurit, dherave, pandriçkmit të lagjes etj, por që përpiqet t’a verë theksin tek Liria dhe Pjesëmarrja, me besimin se infrastruktura një ditë do bëhet, por pjesëmarrjen kurrë nuk e kisha menduar të ma mohonin. . . .

Kujtojmë se është i njëjti gazetar që kryeministri Rama ka ofenduar keq në një bisedë telefonike.

Mesa duket Veliaj është ndjerë në rrezik nga prania e tij, nga frika se mos i nxirrte të vërtetat lakuriqe.

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 24 October 2018 20:59

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...