“Pulla postare shqiptare” fituese e “Çmimit Global për Privatësinë dhe Mbrojtjen e të Dhënave 2018”

E Enjte, 25 October 2018 09:44

“Pulla postare shqiptare” fituese e “Çmimit Global për Privatësinë dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 2018”. Zyra e Komisionerit u shpall e para nga konkurrentët në kategorinë “Edukimi dhe ndërgjegjësimi publik”, ku pjesëmarrëse ishin edhe 43 aplikime nga Autoritete homologe nga e gjithë bota.

“Pulla postare shqiptare” u prezantua më 28 Janar 2018, si një nga aktivitetet në kuadër të Ditës Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Ky projekt ambicioz dhe i veçantë në llojin e tij u iniciua që në vitin 2016. Pasi mori vlerësimin e Komisionit Shtetëror, pulla u përfshi në tematikat për t’u emetuar gjatë vitit pasardhës dhe doli në qarkullim për herë të parë në 28 dhjetor 2017. Dizajni fitues në konkursin e realizuar nga Posta Shqiptare i përket piktorit Artion Baboçi. Pulla përfaqëson në tërësi konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale, duke përdorur shumë elementë të raportit që ka sot individi me teknologjinë.

Ceremonia e ndarjes së “Çmimit Global” është një nga aktivitetet në kuadër të Konferencës së 40-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC), që po zhvillohen në Bruksel, “Debati etik: dinjiteti dhe respekti në epokën e të jetuarit bazuar tek të dhënat – Debating Ethics: Dignity and respect in data driven life”. Çmimi u akordohet fituesve nga 4 kategori specifike dhe një i pestë si zgjedhje e përgjithshme e anëtarësisë së Konferencës. Këtë viti çmimin për kategorinë “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe zbatimi i ligjit” u fitua nga Autoriteti Britanik (ICO); çmimet për kategoritë “Inovacioni” dhe “Përgjegjshmëria” u fituan nga Autoriteti Francez (CNIL), ndërsa “Çmimi i anëtarësisë” u fitua nga Autoriteti Belg (APD-GBA). 2018 është viti i dytë që akordohet “Çmimi Global”.

Posta-111-727x383.jpg

 

 

 

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 09:47

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...