Botohet vepra e tret e Mit’hat Frashërit, nga arkivat te lexuesi i panjohur

E Enjte, 25 October 2018 09:59

Nga Tirana – Beqir SINA

Përurohet vepra e tretë e Mi’that Frashërit me parathënie nga Ismail Kadare, dhe nje projekt i bacetit te Mi’that Frashërit nga Agim Rada

Ditën e mërkurë, në sallën “Balsha”, Hotel Tirana, u mbajt përurimi i veprës së tretë të Mid’hat Frashërit, pjesë e kolonës prej 13 vëllimesh, botim i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” me parathënie të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Ky pëurim erdhi pas suksesit të dy vëllimeve të para, thotë ky institut i cili organizoi edhe kete event te mbajtur sot ne Tirane, tre jave para se te vijnë eshtrat e Mit’dhat Frasherit nga Nju Jorku ne Shqiperi, duke shtuar se jemi të lumtur qe i shtojmë bibliotekës së secilit prej jush një vlerë tjetër të këtij cikli studimesh, vëllimin e tretë.
Duke botuar veprën e tretë e Mit’hat Frashërit, sot në Hotel Tirana International e cila nis me “Folenë kombëtare”, në këto vepra sillet një dramë për të cilën Kadare shkruan 6 faqe parathënie, si kritik jo vetëm i dramës së Lumo Skëndos, por edhe i gjendjes së teatrit sot.
Kadare, i cili mori pjesë në këtë përurim ku morën pjesë dhjetra vet përfshirë personalitete të larta të vendit ndalet ne parathënien e tij edhe te fati i godinës se Teatrit kombetar deri te drama që po përjeton pa dramat e veta, raporton Bota sot nga Tirana.
Në Hotel Tirana Internatonal folën me këtë rast studiues, shkrimtarë e kritikë,te cilet janë bërë bashkë për të prezantuar këtë vepër, ku një zë të veçantë zënë drama dhe memuaristika e Mit’hat Frashërit.
Për studiuesin Aurel Plasari autokritika është ajo që e veçon Lumo Skendon nga të tjerët.
Keshtu qe Instituti i botimeve Lumo Skëndo vijon përmbledhjen e veprave e dorëshkrimeve, e shumë shpejt premton të prezantojë edhe veprën numër 4 të Mit’hat Frasherit.
Ne kete ceremoni u tha se :”Mund të quhen ditët e Mid’hat Frashërit. 69 vjet nga vdekja ne Nju Jork, eshtrat e tij do të sillen në atdhe. Dhe në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit, në Tiranë u përuruar vepra e tretë e kryetarit të këtij kongresi e nënkryetarit të komisionit për alfabetin, patriotit, veprimtarit politik, publicistit e përkthyesit, që në letra mbajti emrin Lumo Skëndo.”
Ne kete veprimtari Qendra Kombëtare e Riprodhimit të Veprave të Artit me ndihmën e skulptorit Agim Rada ka punuar për të pasur gati bustin në nder të Mid’hat Frashërit.
Eshtrat e nipit të Samiut dhe Naimit do të kthehen gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, me një ceremoni shtetërore që do të mbahet nga data 14 deri në 22 Nëntor nga Nju Jorku ku prej afro shtate dekadash ne token amerikane qendronte varri me eshtrat e tij ne Yonkers – Nju Jork.
Pra më në fund pas 28 vjet demokraci në Shqipëri, dolën në dritë veprat e Mid'hat Frashrit, dhe arrin te kujtohet dhe kthehen eshtrat e tij.
Megjithse ai eshte edhe nje prej figurave më të ndritura të Kombit Tonë, që për 50 vjet komunizëm, e mbuloi pluhuri i harresës, mbasi ai ishte nje pinjoll i Frasherillinjeve biri i Abdylit,patriot e atdhetar i flaket, dhe antikomunist i perbetuar udheheqes kryesore i luftes kundra komunizimit ne vitet e para te “pushtimit” komunist te Shqiperise, nga organizatori i ceremonies se sjelljes se eshtrave te tij po vlersohet vetem si illuminist dhe njeri i letrave udheheqes me At Gjergj Fishten i Kongresit te Manistirit.
Duhet cekur se Midhat Frasheri, ne kohen kur nderoj jete, ka qene "kryetar" I Komitetit "Shqiperia e Lire", qe donte te thoshte "kryetar" I qeverise shqiptare ne mergim, te lire dhe demokratike... thote njeri prej figurave kryesore te Ballit Kombetar ne SHBA, Nihat Bakalli i cili shton se sa per te tjerat, kryesisht jane marre prej librit "The Great Betraial" te Lord Bethel dhe per te cilin ka shkruar gjeresisht Prof. Abas Ermenji ne fletoren Flamuri... Per vdekjen e Midhatit ka shkruar gjeresisht "nxenesi" I tije, Talat Karagjozi. Shenoj ketu se Midhat Frasheri ka qene themeluesi i Ballit Kombetar". Te tjerat jane enderalla....

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 11:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...