Si mori ‘hak’ Erion Veliaj ndaj kundërshtarëve të rritjes së çmimit të ujit

E Enjte, 25 October 2018 11:05

Më 26 korrik 2017, Këshilli Bashkiak Tiranë miratoi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me rreth 40 për qind.

Vendimi, siç e kemi shpjeguar më parë ishte i paligjshëm, dhe u kundërshtua nga qytetarët përmes protestave, para se projekt-vendimi të miratohej, por dhe gjatë mbledhjes së KB-së ku u miratua rritja e çmimit të ujit.

Një grup qytetarësh i dërguan dhe një letër Këshillit Bashkiak ku argumentonin se për se rritja e çmimit të ujit nuk ishte zgjidhje për problemet ekonomike të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë.

Opozita po ashtu e kundërshtoi rritjen e çmimit të ujit. Në votimin e 26 korrikut, këshilltarët e PD dhe LSI bojkotuan mbledhjen dhe nuk morën pjesë në votim.

Të gjitha këtyre kundërshtimeve Kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj me një deklaratë:

‘Unë nuk dorëzohem. Ta di që e gjithë qenëria e Tiranës të më vihet pas, unë për një gjë që është e drejtë dhe që është shpëtim për këtë qytet, unë nuk i ndahem.’

E në të vërtetë, Kryebashkiaku Veliaj nuk u dorëzua, por mori ‘hak’ ndaj atyre që e kundërshtuan dhe tregoi se nëse proteston dhe kundërshton vendimet e tij, hetohesh dhe dënohesh. Kështu:

Më 28 korrik, dy ditë pas miratimit të vendimit, ndaj tre organizatorëve të protestës para bashkisë së Tiranës, nisi procedimi penal. Nën hetim u vu dhe një grua shtatzënë.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhej se protestuesit kanë nxitur turmën për veprime të dhunshme, por ajo që u pa, ishte një protestë krejt paqësore e qytetarëve të cilët kundërshtuan rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe nuk u dëgjua asnjë thirrje për dhunë.

Më 2 janar 2018, Kryebashkiaku Veliaj paditi këshilltarin demokrat Akil Kraja për ‘cënim të nderit dhe dinjitetit të paditësit duke dhënë deklarata të pavërteta, si dhe duke e fyer atë si dhe duke i cënuar paditësit reputacionin dhe personalitetin’.

Sipas Veliajt, Kraja kur ka deklaruar se ‘rritja [e çmimit të ujit] është e pajustifikuar dhe të gjitha të dhënat tregojnë se është një aferë e madhe korruptive për privatizimin e ujësjellës kanalizime, UKT-së’, në fakt ka ‘turbulluar gjëndjen shpirtërore’ të kryebashkiakut.

Gjyqtarja Regleta Panajoti, -që aktualisht kandidon për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, më 23 tetor, vendosi në favor të Kryebashkiakut Veliaj dhe dënoi këshilltarin Kraja me 250 mijë lek për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut Veliaj. /Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...